Shkatërroi Barcelonën në fushë, Shaqiri “qon peshë” të gjithë me fjalët e tij

11:29 | 08 Maj 2019

Liverpooli mbrëmë ia shkaktoi një humbje të papritur Barcelonës.

E Xherdan Shaqiri ishte një ndër protagonistët e mbrëmjes së çmendur, ku Liverpuli eliminoi Barcelonën duke shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në prononcimin pas sfidës për mikrofonin e gazetarit polak Artur Uiçniarek, djaloshi nga Gjilani përshkroi atë që ndodhi në “Anfiel”, teksa tregoi se ishte i tronditur gjatë gjithë kohës.

“Jam shumë krenar me këtë skuadër. Është vështirë për ta përshkruar në fjalë. Është e mrekullueshme. Jam i tronditur gjatë gjithë kohës. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Mendoj se në shtëpi duhet ta shikoj sërish këtë takim, tani kemi shumë adrenalinë gjatë gjithë kohës.

Ne kemi luajtur shumë mirë gjatë gjithë sezonit. Çdokush që del në fushë, jep gjithçka. Nuk ishte e lehtë për ne. Ne nuk kemi luajtur aq shumë këtë sezon, por ne është dashur të presim për këtë shans dhe ajo erdhi. Mua më duket se e kemi shfrytëzuar mirë. Është diçka e jashtëzakonshme që kemi arritur ta sigurojmë”, u shpreh futbollisti me origjinë shqiptare.

Komento: