Shkeli rregullat e komunikacionit me veturë zyrtare, gjobitet polici

23:34 | 17 Qershor 2021

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur një zyrtar policor, pasi i njëjti, me veturë zyrtare, kishte shkelur rregullat e komunikacionit në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Policia gjersa ka publikuar dy fotografi në Facebook, tha se pas pranimit të informacioneve është identifikuar shoferi dhe se organet kompetente kanë marrë masat adekuate ndaj tij.

“Automjeti që shihni në këtë foto është i Policisë së Kosovës, ndërsa pas pranimit të informacioneve relevente është identifikuar shoferi i tij dhe Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij punonjësi policor. Kerkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policor apo të tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komento: