Shkelja e dy këmbësorëve në Ozdrim, familja Shala i zgjatë dorën e pajtimit familjes Elshani

16:00 | 18 Shtator 2023
shkelja-e-dy-kembesoreve-ne-ozdrim,-familja-shala-i-zgjate-doren-e-pajtimit-familjes-elshani

Sot është bërë varrimi i dy këmbësorëve që u goditën për vdekje të shtunën mbrëma në Ozdrim të Pejës, Fadil dhe Avni Shala.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm në varrim nga ku ka njoftuar zgjatjen e dorës së pajtimit mes dy familjeve fqinje ngase shoferi që shkaktoi aksidentin ishte i familjes Elshani.

Haradinaj e ka quajtur aktin e pajtim si të ndershëm e burrëror.

Komento: