Shkelja e rregullave në komunikacion, policia ua mori patentë shoferët mbi 2 mijë personave

15:26 | 13 May 2019

Janë rritur masat e sigurisë në Komunikacion.

Policia e Kosovës në fillim të këtij viti është angazhuar shumë teren me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Kështu, në periudhën janar-prill, Policia e Kosovës ka njoftuar për masat që ka marrë ndaj personave që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Sipas statistikave të policisë, për katër muaj 2128 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Po gjatë këtij katërmujori, policia i ka vendosur pikë negative 5076 shoferëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, ose në të kundërten mund të mbesin pa patentë shofer.

Komento: