Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës do të raportojë sot para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në Kuvendin e Kosovës.
Pacolli ka qenë i ftuar në këtë Komision edhe më 26 janar të këtij viti, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që ai ishte jashtë vendit.
Vjosa Osmani, kryetare e këtij komisioni kishte propozuar që të bëhet një grup punues që do raportojë për shkeljet që janë bërë në shërbimin e jashtëm të Kosovës.