Shkëlqen Ceballos, Arsenal fiton edhe ndeshjen e dytë në Premierligë

15:41 | 17 Gusht 2019

Arsenal e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Premierlig.

Skuadra e Unai Emery ka arritur të mposht 2:1 në ‘Emirates Stadium’ Burnleyn, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në mesditë.

Paraqitje të mirë te Arsenal në këtë ndeshje pati mesfushori Dani Ceballos, që asistoi të të dy golat.

Alexandre Lacazette në minutën e 13’, nga një situatë aspak e lehtë shënoi për 1:0.
Në fund të pjesës së parë, mysafirët barazuan rezultatin në 1:1, kur shënoi Ashley Barnes.

Pjesa e dytë solli vetëm një gol, dhe ai u shënua nga skuadra e Arsenalit.

Një asistimi tjetër të Dani Ceballos, iu përgjigj me gol Pierre-Emerick Aubameyang, për rezultatin përfundimtar 2:1.

Komento: