‘Shkëlqen’ Lukaku, shënon katër gola në debutimin me Inter

17:07 | 11 Gusht 2019

Lukaku është lojtari më i ri i skuadrës së Interit.

Lukaku ka debutuar me katër gola në debutimin e tij, në fitoren 8:0 kundër Virtus Bergamo.

Belgua ka kompletuar transferimin e tij të shumëpritur gjatë së enjtes dhe sot ka debutuar duke shkëlqyer me katër gola.

Lojtari ka luajtur me numrin 9 në fanellë, duke treguar impakt të madh kundër skuadrës nga Serie D.

Mbetet të shihet nëse Lukaku do të konkretizojë edhe në ndeshjet që Inter luan me skuadrat e nivelit më të lartë.

Komento: