Barcelona ka shënuar fitore në udhëtime te Villarreal.
Katalanasit triumfuan me rezultat 4:1, duke zhvilluar ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit.
Ishte një autogol i Pau Torres (3’) që i dha epërsinë fillestare Barcës, para se Gerard Moreno (14’) të baraspeshonte gjithçka.
Por skuadra e Quique Setien u kundërpërgjigj me Luis Suarez (20’) që realizoi një gol mjaft të bukur.
Ndërkohë, Antoine Griezmann (45’) me një gol maestral çoi ekipin më të qetë në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë, Ansu Fati (87’) vulosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Barcelona mbetet në vendin e dytë me 73 pikë, katër më pak se lideri Real Madrid. Villarreal ruan pozitën e pestë me 54 pikë.