Akhamt Grozny e mposhti Ufan me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 12-të në kampionatin rus.
Bernard Berisha ishte më meritori për këtë fitore të madhe të Akhmatit ku shënoi 2 gola dhe bëri 1 asist.
Pas ndeshjes ai u vlerësua me një notë të lartë për paraqitjen e treguar kundër Ufas.
Berisha u vlerësuar me notën 9.2 dhe padyshim ishte edhe njeriu i ndeshjes.
Djaloshi nga Peja ka shënuar 4 gola këtë sezon me Akhmatin në kampionatin rus.