Shkëlqeu me veshje në klipin e ri, zbulohet shuma marramendëse qe shpenzoi Nora për gardërobë

14:01 | 23 Dhjetor 2019

Ajo nuk kursehet kur është në pyetje për tu dukur bukur.

Nora Istrefi ka mahnitur me pamjen në klipin e ri.

Ditë më parë këngëtarja Nora Istrefi solli bashkëpunimin me Gjikon, shkruan lajmi.net.Kënga mban titullin “Anna”, erdhi e realizuar me videoklip dhe u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

Ishte edhe pamja e jashtme e Norës ajo e cila ra në sy dhe këngëtarja ka pranuar komente pozitive edhe për sa i përket paraqitjes së jashtme.

E nuk thonë kot se ‘e bukura kushton’ andaj edhe ajo ka shpenzuar shumë për një nga veshjet në klipin e ri.

Pantallonat që i ka veshur Nora tek “Anna” kapin çmimin 1.350 euro ndërsa bluza 145 euro.

Komento: