Shkëlqeu në Evropian, Juventus në aksion për transferimin e Sanches

10:04 | 28 Qershor 2021

Klubi italian Juventus ka shprehur interesim për mesfushorin e Lille Renato Sanches.

Sipas ‘Calciomercato’, Juventus janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për yllin e Lille Sanches.

Manuel Locatelli pritet të transferohet te ‘Zonja e Vjetër’, dhe nëse largohen Rodrigo Bentancur ose Aaaron Ramsey, atëherë ‘Bianconerët’ do të transferojnë edhe mesfushorin portugez.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shfaqur edhe Arsenal dhe Milan, çmimi i tij llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro.

Sanches pati paraqitje të mira me Kombëtaren e Portugalisë në Euro 2020, duke nxitur interesimin e klubeve evropiane për shërbimet e tij.

Komento: