Shkëlqeu për një vit te Milani, ja cila skuadër e madhe po e kërkon Bakayokon

08:41 | 04 May 2020

Tiemoue Bakayoko gjithnjë e më afër kalimit te PSG.

Paris Saint-Germain është shumë afër të bind Tiemoue Bakayokon që të transferohet në Parkun e Princave.

Mesfushori francez është aktualisht në huazim te Monacos nga Chelsea, derisa ka rigjetur formën e lartë që e kishte tri katër sezone më parë.

France Football raporton se PSG dëshiron të transferojë tani lojtarin, pasi e kanë vëzhguar formën e tij gjatë gjithë edicionit.

The Blues janë të gatshëm që të shesin atë, derisa kërkojnë rreth 25 milionë euro për kartonin e tij.

Skuadra londineze e kishte transferuar në vitin 2016 lojtarin pikërisht nga Monaco, mirëpo që nuk kishte arritur të gjente vetën.

Kështu, Chelsea e dërgoi në huazim te Milani, aty ku kishte një formë mesatare, mirëpo Rossonerët nuk e blenë kartonin e tij.

Komento: