Shkëlzen Jusaj zgjidhet kryetar i unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, dega në Kosovë

12:45 | 08 Korrik 2024
shkelzen-jusaj-zgjidhet-kryetar-i-unionit-te-bizneseve-shqiptaro-gjermane,-dega-ne-kosove

Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UBShGj) ka mbajtur Kuvendin e parë themelues të Degës në Kosovë.

Biznesmeni Shkëlzen Jusaj me 19 vota ka marrë besimin si kryetar i Degës së UBShGj-së në Kosovë; derisa anëtarë të Kryesisë janë zgjedhur edhe Burim Kuraja me 9 vota; Faton Kutllovci me; Miftar Veseli me 7 vota dhe Faton Nuredini me 6 vota.

Shkëlzen Jusaj, pas përzgjedhjes, ka thënë se Kosova aktualisht po vuan për fuqi punëtore dhe ka propozuar që të hapen shkolla profesionale.

“Kosova po vuan për fuqi punëtore. Ne propozojmë institucioneve për të krijuar shkolla profesionale për të fuqizuar fuqinë punëtore. Unë kam propozime që të kemi memorandume bashkëpunimi, të harmonizojmë dhe t’i vendosim në drafte t’i dërgojmë në institucione për t’i zhvilluar”.

“Ju falënderoj të gjithëvs për besimin dhe sigurisht se do bëjmë maksimumin të mos iu dështojmë”, ka thënë Jusaj.

Drejtori Ekzekutiv i UBShGJ-së, Bekim Brestovci, ka thënë se qëllimi i Unionit, pas 10 viteve punë të suksesshme në Gjermani e diasporë, të shtrihet dhe rrisë anëtarësinë edhe në Kosovë.

“Unioni i Bizneseve qe 10 vite ka pasur një rezultat tejet të madh, është krenar për secilin anëtar që kanë dhënë kontributin e tij. Një nga objektivat është ndërlidhja sa më e madhe me shërbimet, të krijojmë anëtarësi në Kosovë. Synimet tona janë bukur madhore dhe arritja e tyre është shumë e rëndësishme”, ka thënë Brestovci.

“Për ne si union është një ditë e rëndësishme e veçantë, sepse po bëhen 7 muaj që kur jamë hapur zyrat. Sot pas 7 muajsh po takohemi me një numër të anëtarëve që deri më tani janë 56. Andaj të gjithë ju që jeni sot prezent ju përshëndes dhe ju faleminderit”, ka thënë ai.

Ndërsa, Nazmi Viqa, kryetari i UBShGJ-së, tha se janë mbledhur sof për ta bërë kurorëzimim e një punë të madhe të degës në Kosovë.

“Ndihem shumë krenar me punën tonë. Kosova ka shumë sfida në zhvillimin ekonomik. UBShGj duhet të jetë shumë aktiv në këtë aspekt, të japë kontribut direkt, një nga ro është qasja direkt në financa”, ka thënë Viqa.

“Mbështetja për eksportet ka arritur standardet e kërkuara; disa kompani kanë depërtuar në treg disa jo. Qëllimi ynë është formimi i urave lidhëse. Bizneset kanë nevojë që të krijojnë kontakt për biznese, sidomos me ato gjermane”, tha Viqa.

Ai shtoi se me themelimin e degës në Kosovë, pret të ketë angazhim në zhvillim dhe zgjerim të aktiviteteve.

“Në fokus grupet sektoriale në identifikim për zhvillim të ekonomisë së vendit, të bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare edhe ato të Unionit në Gjermani. Fuqia jonë është e madhe, por edhe përgjegjësia”, ka thënë kryetari i UBShGJ-së.

Komento: