Shkëlzen Maliqi tregon se kujt i takon posti i presidentit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shkëlzen Maliqi tregon se kujt i takon posti i presidentit

09:17 | 18 Dhjetor 2019

Shkëlzen Maliqi thotë se posti i presidentit s` do të duhej t’i takonte asnjë partie.

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë posti i presidentit nuk do të duhej t’i takonte asnjë partie, sepse dhe sse sipas frymës së Kushtetutës, në momentin që propozohet cilido kandidat ai nuk duhet të jetë anëtar partie, cilado qoftë ajo, ose të paktën duhet të jetë i dorëhequr nga partia.

Ai në Facebook shkruan se në këtë kuptim posti i presidentit në vitin 2021, assesi nuk mund të jetë i LDK-së si dhe ëtë nuk mund ta pretendojë as sot.

“Mund të kërkojë përparësi në propozimin e kandidatit apartiak dhe koncensual për president, kjo është e arsyetueshme. Nëse LDK-ja e pat bërë në vitin 2014 pazarin paraprak me PDK-në që Hashim Thaçit t’i rezervohet zgjedhja për president, sot nuk e ka partnerin që bën keso pazare, kështu që e ka më mirë të kënaqet me ndarjen e dakorduar të posteve sesa të rrezikojë përsëritjen e zgjedhjeve, në të cilat mund të dalë shumë me keq se me 6 tetor”, shkruan ai.

Komento: