
AC Milan dhe Barcelona janë duke menduar për të shkëmbim të madh.
Fjala është për shkëmbimin e lojtarëve Alessio Romagnoli dhe Philippe Coutinho.
Tuttosport raporton se tanimë kanë nisur kontaktet mes Milanit dhe Coutinhos, i cili po shihet si mundësi për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu i cili u largua në Inter.

Prodhuesi i Barcelonës ka qenë i lidhur fort në orët e fundit me kalimin në MIlan dhe madje është folur për një shkëmbim të mundshëm midis brazilianit dhe Alessio Romagnoli. Mirëpo ky skenar duket mjaft i komplikuar sipas gazetës.
Kjo për shkak se Coutinho 12 milionë euro neto në sezon, ndërsa Romagnoli aktualisht është me rreth 3.5 milionë euro.

Prandaj, do të kërkonte që Milano të pranonte një rritje të madhe në buxhetin e tyre të pagave, e cila nuk duket në përputhje me strategjinë e Menaxhimit të Elliott.
Sidoqoftë pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat. /ORAinfo/