Juventus dhe Chelsea pritet të bëjnë një shkëmbim të madh.
Raportet thonë se Maurizio Sarri dëshiron ribashkim me mesfushorin e Chelsea, Jorginho te Juventus, pasi Miralem Pjanic është afër transferimit te Barcelona.
Reprezentuesi italian ka thënë se dëshiron të fitojë para tifozëve që kishin dyshime për të në ‘Stamford Bridge’, por një rikthim në Serie A do të ishte gjithashtu joshës për të.
Ai ka punuar me Sarrin te Napoli, duke e ndjekur pastaj te Chelsea, dhe duket se do të jetë zëvendësuesi i Pjanic te Juventus.
Sipas Mundo Deportivo, Pjanic është i hapur për t’iu bashkuar Barcelonës në një veprim që do t’iu përshtatej të gjitha palëve, por kjo varet plotësisht nga lojtarët që do të shkojnë në rrugën tjetër.
Deri më tani, zgjedhja e parë, Arthur Melo, nuk ka pranuar të largohet nga ‘Camp Nou’, ndërsa Juventus nuk janë në gjendje të vendosin opsione tjera se kush mund të përfshihet.
Calciomercato thotë se Chelsea po kërkon të paktën 40 milionë euro për të lejuar largimin e Jorginhos, për të cilin në vitin 2018 kanë paguar 57 milionë euro.
Por, në marrëveshjen mes Juventus dhe Chelsea mund të përfshihen lojtarët si Adrien Rabiot ose Alex Sandron.