AC Milan është duke menduar që të mund të krijojë një marrëveshje shkëmbimi e lojtarëve me rivalët Inter.
Ideja e Milan është që të jap Franck Kessie në mënyrë që të fitojë mesfushorin Radja Nainggolan.
Mediat në Itali raportojnë se si Antonio Conte është një admirues i madh i Franck Kessie vlera e të cilit është 25 milionë euro, një lojtar që Inter u përpoq të nënshkruajë qysh në janar, përcjell ORAinfo.
Kështu që ai tani mund të përfshihet në një marrëveshje me Nainggolan – i cili me sa duket vlerësohet me vetëm 18 milionë euro dhe është i padëshiruar të Inter.
Nainggolan iu bashkua Interit për 38 milionë euro në qershor 2018, por verën e kaluar u dërgua në Cagliari me një hua sezonale, ku ka lënë përshtypje duke shënuar pesë gola dhe duke shtuar pesë asistime në 21 paraqitje në Serie A.
Një shkëmbim i tillë mund të jetë i mundur duke pasur parasysh edhe shkëmbimet e më hershmë të dy ekipeve mes vete. /ORAinfo/