
Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.
Alessandro Bastoni është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe jo vetëm.
Mbrojtësi zikaltër ka disa karakteristika të veçanta që shumë pak mbrojtës në Europë i kanë, si shpejtësia, teknika dhe topat e gjatë vizionarë të cilat ai ka mundur t’i shfaqë gjithmonë me asistimet e tij perfekte, plot 6 këtë sezon.
Gjithsesi, kjo performancë e mirë e tij ka bërë që gjigantët europian të shfaqin një interes të lartë për shërbimet e kartonit të tij.
Barcelona është skuadra që e ka bërë prioritet transferimin e Bastonit në merkaton e verës.
Inter kërkon më së paku 80 milionë euro për ta lënë të lirë Bastonin dhe kjo e vështirëson transferimin e italianit në Camp Nou, për shkak problemeve financiare.
E përditshmja spanjolle El Nacional, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Barcelona mund ta transferojë Bastonin falë një shkëmbimi spektakolar.
El Nacional, shkruan se zikaltrit janë të gatshëm ta pranojnë që vetëm një yll i Barcelonës të përfshihet në këtë operacion për të ulur kërkesat.
Bëhet fjalë për Gavin, i cili pritet të rikthehet nga lëndimi gjatë këtij muaji. El Nacional shkruan se Inter mund ta pranojë Gavin dhe një shumë prej 40 milionë eurove në këmbim të Bastonit.
Mesfusha e Barcelonës është mjaftë e ngjeshur dhe Blaugranët janë të gatshëm ta sakrifikojnë Gabin për Bastonin.