Një person ka humbur jetën pas shkëmbimit të zjarrit me zyrtarët policor në Istog.
Mësohet si personi që ka mbetur pa shenja jete ishte duke tentuar të plaçkiste një bankë dhe në të njëjtën kohë Policia është detyruar të qëllojë në drejtim të tij.
ORAinfo ka tentuar të kontaktojë edhe me Policinë në Pejë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur në telefon. /ORAinfo/