Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hajvali.
Policia e Kosovës ka prangosur dy persona të cilët kanë kryer vjedhje në një shtëpi në Hajvali.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga PK-ja, i cili ka konfirmuar se gjatë aksionit të Policisë ka pasur edhe të shtëna.
Nga shtënia me armë sipas Krasniqit nuk ka pasur të lënduar.
“Më 22.03.2019, rreth orës 20:40, në fshatit Hajvali, është kryer një vjedhje në një shtëpi. Posa është pranuar informatat njësi policore, përfshirë NJSO-në, kanë intervenuar dhe është arritur të prangosin dy të dyshuar. Arrestimit i ka paraprirë edhe një shkëmbim zjarri mes të të dyshuarve të cilët kanë shtënë dy here ndaj një polici i cili po ashtu iu ka përgjigjur me një të shtënë. Dyshohet se grupi ka qene i përbërë edhe nga dy të dyshuar tjerë. Gjatë këtyre zhvillimeve nuk ka pasur të lënduar. Policia ende po e trajton dhe po e ekzaminon vendin e ngjarjes”, tha Krasniqi.