Shkëmbimi Dybala-Icardi, vjen lajmi i fundit nga Italia

08:49 | 15 Gusht 2019

Kohëve të fundit është raprotuar se Inter dhe Juventus janë duke biseduar për një shkëmbim të mundshëm të Paulo Dybalas me Mauro Icardin.

Por sot mediat në Itali raportojnë se nuk ka asnjë bisedë mes dy klubeve për arritjen e një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin Paulo Dybala dhe Mauro Icardi, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Sky Italia deklaron se ideja e një shkëmbimi Dybala-Icardi nuk është hequr, por mund të ketë një marrëveshje të vonë në lidhje me këtë, duke përfshirë Juventus dhe Inter.

Kujtojmë që gjatë gjithë verës Paulo Dybala ishte lidhur me lëvizje drejt Premierligës, me Juventusin që kishte rënë dakord në parime për të lënë argjentinasin të largohet nga
‘Zonja e Vjetër’.

Por transferimi i tij në Manchester United apo Totenhamm dështoi, pasi dolën pengesë të drejtat e imazhit të lojtarit. /ORAinfo/

Komento: