Shkëmbimi Higuain-Morata, vjen lajmi ‘bombë’ nga Italia

08:41 | 26 Dhjetor 2018

Një shkëmbim i madh pritet të ndodh në janar.

Gonzalo Higuain me shumë gjasë do të largohet në janar nga Milani, pasi ka marr një ofertë tashmë.

Chelsea është e gatshme ta shkëmbej Alavaro Moratan me sulmuesin argjentinas që ende është në pronësi të Juventusit, përcjell lajmi.

Juventus e huazoi Higuainin në këtë verë te Milan për 18 milionë euro, por thuhet se është pajtuar ta lejoj atë të huazohet në Premeirligë.

Kështu, Chelsea do ta lë Moratan për dy vite në huazim te Milan, ndërsa argjentinasi do të transferohet në ‘Stamford Brdige’.

Komento: