
Milan dhe Napoli shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.
Me afrimin e merkatos së janarit, nga Italia vjen një lajm i bujshëm: shkëmbim i mundshëm mes Milanit dhe Napolit, Loftus-Cheek për Lorenzo Lucca.
Sipas “Calciomercato”, klubi kuqezi po mendon për sulmuesin italian, pasiqë ky i fundit nuk po fiton minuta me Conten.
Idea e Rosonerëve është një shkëmbim huazimesh deri në fund të sezonit me Loftus-Cheek që do të huazohej te Napoli.
Lorenzo Lucca ka luajtur vetëm 554 minuta këtë sezon dhe ka realizuar 2 gola dhe te Milani besojnë se 25-vjeçari mund ta gjejë formën e duhur në San Siro.