Shkëmbimi i madh, Tottenham – Real Madrid

19:13 | 23 Maj 2019

Asensio mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi.

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Tottenham, po kërkon transferimin e yllit të Real Madrid, Marco Asensio.

Ylli spanjoll ka mundësi të mëdha të ndërrojë skuadër në verën e vitit 2019.

“Jugones” bën të ditur se Tottenham Hotspur po kërkon Marco Asension, përcjell lajmi.

Asensio mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Tottenhamin, me Christian Eriksen që do të kalonte në drejtimin e kundërt.

‘Los Blancos’ janë të interesuar për mesfushorin danez të Tottenhamit, dhe për të gjetur më lehtë një marrëveshje, do të pranonin përfshirjen e Asensios në këto bisedime.

Komento: