Shkëmbimi i merkatos së verës: Bastoni në Camp Nou, ylli i Barcelonës te Interi

17:32 | 07 Mars 2026

Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.

Alessandro Bastoni është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe jo vetëm.

Mbrojtësi zikaltër ka disa karakteristika të veçanta që shumë pak mbrojtës në Europë i kanë, si shpejtësia, teknika dhe topat e gjatë vizionarë të cilat ai ka mundur t’i shfaqë gjithmonë me asistimet e tij perfekte, plot 6 këtë sezon.

Gjithsesi, kjo performancë e mirë e tij ka bërë që gjigantët europian të shfaqin një interes të lartë për shërbimet e kartonit të tij.

Barcelona është skuadra që e ka bërë prioritet transferimin e Bastonit në merkaton e verës.

Inter kërkon më së paku 80 milionë euro për ta lënë të lirë Bastonin dhe kjo e vështirëson transferimin e italianit në Camp Nou, për shkak problemeve financiare.

Calciomercat, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Barcelona mund ta transferojë Bastonin falë një shkëmbimi spektakolar.

Blaugranët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Dani Olmos në këmbim të Bastonit.

Te Inter priten ndryshime të mëdha në skuadër dhe Olmo do të ishte një superpërforcim për repartin e mesfushës.

Komento: