Shkencëtarët japin lajmin shumë të mirë: Ky ilaç kuron me sukses koronavirusin

21:36 | 26 March 2020

Shkenctarët kanë dhënë një lajm shumë të mirë në lidhje me koronavirusin.

Ndërkohë që të gjithë po presin vaksinën për të cilën po punojnë 35 kompani të mëdha farmaceutike, shkencëtarët dhe ekspertët e mjekësisë po kërkojnë ilaçe të cilat shërojnë pacientët e prekur.

Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar se një ilaç që përdoret për trajnimin e Hepatitit C është efikas për të kuruar të prekurit nga koronavirusi.

Danopreviri, i shitur si Ganovo, iu dha 11 personave me infeksione “të moderuara” COVID-19, dhe sipas shkencëtarëve ai ishte i sigurt, nuk shkaktonte efekte anësore, dhe pati efekt tek pacientët.

Sipas grupit të shkencëtarëve në qendrën spitalore Jiangxi, Kinë, ata u kishin dhënë 11 pacientëve një kombinim të Danoprevir dhe Ritonavir në një trajtim mes 4 deri në 12 ditë.

Të gjithë ata u shëruan dhe u deshën rreth dy ditë për të dhënë një rezultat negativ të testit.

Testi më i shpejtë negativ erdhi vetëm një ditë pasi filloi trajtimi dhe i fundit tetë ditë më vonë.

Ky kombinim ilaçesh është një ndër më të efektshmet deri tani provuar për koronavirusin, dhe më e sigurt për sa i përket efekteve anësore.

Komento: