Sipas zbulimit të ri, koronavirusi mund të përhapet edhe nga këpucët e pacientëve dhe mjekëve.
Stafi mjekësor dhe punonjësit e farmacisë po paralajmërohen të dezinfektojnë këpucët e tyre pasi studiuesit kanë zbuluar se virusi mund të transmetohet edhe nga këpucët.
Shkencëtarët kinezë ekzaminuan mostrat sipërfaqësore dhe ajrore nga një njësi e kujdesit intensiv dhe nga reparti i përgjithshëm COVID-19 në Spitalin Huoshenshan në Ëuhan.
Sipas një raporti nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth gjysma e punonjësve të kujdesit shëndetësor bartnin koronavirusin në thembrat e këpucëve të tyre.
Studiuesit zbuluan se koronavirusi ekzistonte 100% në dyshemenë e dhomës së mjekëve, ku nuk shkelte asnjë pacient i infektuar.
Koronavirusi gjithashtu mund të udhëtojë nëpër ajër të paktën 13 metra.
Ekipi kinez, nga Akademia e Shkencave Ushtarake në Pekin, testoi përqendrimin e sëmundjes në sipërfaqe.
“Gjetjet e tyre, të botuara në revistën Emerging Infectious Diseases, tregonin se virusi ishte përqendruar më së shumti në dyshemetë e pavioneve. Për më tepër, gjysma e mostrave nga thembra e këpucëve të stafit mjekësor ICU rezultuan pozitive me koronavirus”, shkroi ekipi në studim.
Prandaj, thembra e këpucëve të stafit mjekësor mund të funksionojë si transportues.
“Ne rekomandojmë që të gjithë të dezinfektojnë thembrat e këpucëve para se të dilnin jashtë nga repartet që përmbajnë pacientë me COVID-19”.
Një infermiere në Itali postoi një video virale në Tik Tok javën e kaluar duke treguar rutinën e saj dezinfektuese, e cila përfshinte vendosjen e këpucëve në zbardhues gjatë natës.
Virologia Dr Lisa Cross gjithashtu këshilloi publikun që të tregojë kujdes për larjen e këpucëve për të ndaluar përhapjen e virusit.
Dr Cross është shprehur se virusi mund të mbijetojë në thembrat e këpucëve deri në pesë ditë.
“Shumica e këpucëve kanë një thembër gome jo poroze, në të cilën virusi mund të mbijetojë edhe pesë ditë.”
Ekipi shkencor në Kinë gjithashtu vëzhgoi të ashtuquajturin transmetim aerosol – kur pikat e virusit mbeten të ajrit për disa orë.
Nivele të larta të virusit u gjetën edhe në sipërfaqe të prekura shpesh si miu e kompjuterit, tek mbeturinat, kokat e krevatit dhe tek dorezat e dyerve.
“Inkurajuese, asnjë anëtar i stafit të spitalit nuk u infektua dhe kjo tregon se masat e duhura mund të parandalojnë në mënyrë efektive infeksionin”, shkruajnë autorët.