Shkenctarët britanikë: Mos dilni nga shtëpia pa maskë

09:58 | 07 July 2020

Akademia Britanike e Shkencës: Mos dilni nga shtëpia pa maskë.

Gjithsecili duhet të bartë mbulesë për fytyrë me të dalë nga shtëpia në mënyrë që të luftohet koronavirusi.

Këtë e ka thënë Presidenti i Akademisë së Shkencës të Britanisë së Madhe, Sir Venki Ramakrishnan, duke shtuar se të dhënat tregojnë se bartja e maskës e mbron edhe atë që e bartë edhe ata që e rrethojnë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Britania e Madhe është mbrapa shumë vendeve në përdorimin e maskave, sipas tij.

Instituti i shëndetit Publik në Angli paraprakisht ka thënë se mbulimi nuk është i nevojshëm kur dilet jashtë.

Ka qasje të ndryshme ekspertësh rreth përdorimit të mbulimit të fytyrës nga grupi këshillues qeveritar shkencor, Sage.

Të dhënat në një pikë thonë se maskat nuk e ngadalësojnë përhapjen e virusit në disa vende aziatike dhe ka shqetësime se ato japin një përshtypje të rreme të sigurisë.

Por që ka një konsensus se përdorimi i tyre e redukton rrezikun që një person i infektuar ta bartë virusin te dikush tjetër.

Komento: