Shkenctarët tregojnë pse burrat po vdesin më shumë nga koronavirusi

12:15 | 12 May 2020

Përse burrat po vdesin më shumë nga koronavirusi, përgjigjet shkenca.

Gjaku i burrave ka nivele më të larta të një enzime kyçe të përdorur nga koronavirusi i ri për të infektuar qelizat sesa ai i grave, sipas një studimi të ri evropian.

Prania më e lartë e enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2), e gjetur në zemër, veshkë, në indet që rreshtojnë enët e gjakut dhe në nivele veçanërisht të larta në testet, mund të shpjegojë arsyen pse burrat po vdesin më shumë nga sëmundja COVID-19, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

ACE2 është një receptor në sipërfaqen e qelizave i cili lidhet me koronavirusin e ri dhe lejon që ai të hyjë dhe infektojë qelizat.

Ndonëse burrat dhe gratë kanë po aq gjasa të infektohen nga virusi, burrat kanë më shumë të ngjarë të pësojnë gjendje më të rënduar nga sëmundja, pjesërisht për shkak të niveleve të tyre më të larta të ACE2, sipas studiuesit kryesor.

“ACE2 lidhet me koronavirusin dhe lejon që ai të hyjë dhe infektojë qelizat e shëndetshme pasi të jetë modifikuar nga një proteinë tjetër në sipërfaqen e qelizës, e quajtur TMPRSS2”, tha Dr Adriaan Voors në Qendrën Mjekësore Universitare Groningen në Hollandë.

“Nivele të larta të ACE2 janë të pranishme në mushkëri dhe, kësisoj, mendohet se luajnë një rol vendimtar në përparimin e çrregullimeve të mushkërive lidhur me COVID-19”.

Studimi, i botuar në revistën ‘European Heart Journal‘, zbuloi gjithashtu se ilaçet e përshkruara gjerësisht të quajtura ACE frenues ose bllokuesit e receptorëve të angiotenzinës (ARBs) nuk çuan në përqendrime më të larta ACE2, andaj nuk e rrisin medoemos rrezikun e COVID-19 për njerëzit që i marrin ato.

Komento: