Shkëndije Himaj është një prej panelistëve që sonte i’u bashkuan edicionit special të mediumit Kanal10, në nder të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
Himaj, teksa fliste për rezultatet që i pati shteti i Kosovës ndër vite deklaroi se ato nuk kanë lidhshmëri me administratat amerikane.
“Sikurse që u tha, është krejtësisht jo relevante se cila administratë ka qenë për shkak se sukseset e Kosovës, në mënyrë të vazhdueshme i ka përshkru komplet proceset te cilat nuk kanë pasur rëndësi nga aspektet politike apo cila administratë politike ka udhëheq. Në fund të ditës, amerikanët janë ata të cilët vendosin se kush do jetë president i tyre dhe kjo është demokracia. Mirëpo, nëse kthehemi me i pa rezultatet të cilat i ka pas Kosova ndërvite, ato nuk e kanë asnjë lidhshmëri me administratat të cilat e kanë udhëheq qeverinë amerikane, në periudha të ndryshme”, tha ajo.