SHKK parandalon futjen telefonit dhe substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

19:03 | 15 Qershor 2024
shkk-parandalon-futjen-telefonit-dhe-substances-se-dyshuar-narkotike-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-prishtine

Të shtunën, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Siç njofton SHKK, gjatë patrullimit të perimetrit të brendshëm dhe të të gjitha zonave përreth, në zonën 01, është hasur në gjëra të dyshimta.

Pas kontrollimit të tyre, është vërejtur një qese (çorape) e mbyllur, ku brenda saj ishte një telefon dhe një substancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin, është themeluar Komision Hetimor i brendshëm, ndërsa është njoftuar edhe Policia.

Komento: