Shkodran Mustafi i lënduar, humbet finalen e madhe të FA Cup.
Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi është lënduar gjatë ndeshjes gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në kuadër të FA Kupës, ka konfirmuar sot klubi anglez.
Mustafi ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit, duke humbur kështu finalen e madhe të FA Kupës ndaj Chelseas.
Kohët e fundit Mustafi kishte arritur të zë vend në formacionin bazë dhe flitej që një rinovim kontratë ishte i mundshëm pasi trajneri i ri, Mikel Arteta kishte besim në të.