Shkodran Mustafi bën gjestin e madh

13:57 | 18 April 2020

Gjesti i madh i Shkodran Mustafit.

Mustafi ka dhuruar 16 mijë vakte ushqimore për personat që janë në vështirësi ekonomike për shkak të koronavirusit që ka paralizuar gjithë botën

Mbrojtësi i Arsenali, Shkodran Musta, ka festuar datëlindjen e tij të 28. Lojtari me origjinë shqiptare nuk ka zgjedhur që t’i bëjë dhurata të shtrenjta vetes, por ka ndërmarrë një nismë mjaft kuptimplotë.

Ai ka dhuruar 16 mijë vakte ushqimore për personat që janë në vështirësi ekonomike për shkak të koronavirusit që ka paralizuar gjithë botën.

Mustafi e ka konfirmuar lajmin përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Dua të ju falënderoj për të gjitha urimet tuaja të datëlindjes. I kam lexuar dhe jam i gëzuar për të gjitha. Do të dëshiroja të festoja me familjen time dhe miqtë, por nuk do të ndodhë kështu, arsyeja dihet. E di që janë njerëz në Islington që po vuajnë në këto momente dhe tregova mbështetjen time të plotë për këtë komunitet. Kam dhuruar 16 mijë vakte ushqimore dhe pajisje të tjera mjekësore për njerëzit që jetojnë në Islington”, tha Mustafi.

Komento: