
Shkodran Mustafi drejt Turqisë?
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Sipas raportimeve nga Turqia, Fenerbahce dhe Goztepe kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e Mustafit.
Në anën tjetër, edhe mbrojtësi shqiptar thuhet se preferon kalimin në elitën e futbollit turk.
29-vjeçari është lojtar i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me Schalke O4, pas rënies së tyre nga Bundesliga.