Shkodran Mustafi transferohet të gjiganti nga Serie A

20:24 | 19 Gusht 2019

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenal gjatë verës.

Mbrojtësi i Arsenalit është i vendosur për një transferim në Serie A, duke iu bashkuar Romës në huazim.

Futbollisti nga Gostivari që përfaqëson Gjermaninë tashmë e ka të ditur se nuk bën pjesë në planet e trajneri Unai Emery, që ka transferuar David Luiz nga Chelsea.

Mustafi do të rikthehet në Serie A, ligë në të cilën ka luajtur edhe në të kaluarën, duke veshur fanellën e Sampdorias.

Për transferimin e Mustafit te Roma raporton Gazzetta dello Sport, përcjell lajmi.

Te Roma, Mustafi do të zëvendësonte Kostas Manolas, që i është bashkuar Napolit.

Komento: