Shkoi Higuain, Milan sot po e transferon një super lojtar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shkoi Higuain, Milan sot po e transferon një super lojtar

11:37 | 18 Janar 2019

Pas largimit të Gonzalo Higuainit, Milan sot po e sjell në ‘San Siro’ një super lojtar.

Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piatek, do të jetë transferimi i madh i Milanit këtë afat kalimtar.

‘Rossonerët’ që tashmë kanë humbur Gonualo Higuain që pritet të transferohet te Chelsea, kanë reaguar shpejtë duke punuar në sjelljen e një prej sulmuesve më të mirë në Serie A.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Genoa, Krzysztof Piatek, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me 13 gola të shënuara.

Mediet në Itali raportojnë se drejtuesit e Milanit kanë dhënë dritën e gjelbër për transferimin e 23 vjeçarit, i cili edhe sot mund të zyrtarizohet te skuadra nga ‘San Siro’, përcjell ‘lajmi.net’.

Për t’u mos u rrezikuar nga Fair Play Financiar, Milan do t’i ofrojë Genoas deri në 15 milionë euro për Piatek, i cili do të jetë i huazuar në San Siro deri në fund të sezonit, për të kompletuar transferimin në qershor.

Komento: