Shkoi në Gjermani për shërim, vdes 25 vjeçari nga Podujeva

14:29 | 03 January 2023

Pas një sëmundje që zgjati rreth 4 vjet, ka ndërruar jetë Flakron Zeqiri nga Podujeva, i cili kishte shkuar në shtetin gjerman për shërim. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij.

Ata publikuan edhe një kërkesë që Flakroni kishtë bërë duke kërkuar që njërëzit të luteshin për shëndetin e tij, para se të ndërronte jetë.

Kërkesë për Lutje:

Ju lutem shpërndajeni se ndoshta dikujt nga ju i pranohet Lutja!Jam 25 vjeç dhe quhem Flakron Zeqiri dhe jam i semure qe prej 4 vitesh me kancer. Tani mjeket mi kane prere shpresat me kane than qe nuk munden te me ndihmojne.
Kam shpres vetem te Zoti. JU LUTEM JU LUTEM SHPERNDAJENI qe ta shohin sa ma shume njerez edhe te luten sa ma shum njerez per mua. InshaAllah Allahu na i pranon lutjet.

Flakroni ndërroi jetë në moshën 25 vjeçare

Komento: