Shkoi në Itali për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, gazetarit spanjoll i ndodhi më e keqja

16:17 | 27 Shkurt 2020

Gazetari spanjoll që udhëtoi drejt Italisë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve konfirmohet me koronavirus.

Një gazetar që ka udhëtuar drejt Milanos me skuadrën e Valencias për ndeshjen e spanjollëve kundër Atalantas më 19 shkurt, është diagnostifikuar me koronavirus.

44-vjeçari ishte prezent në qytetin italian për ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt.

Lajmi është publikuar nga “Las Porvincias”, e cila raporton se ai ka dalë pozitiv në test dhe se analizat e testit të tij do t’i dërgohen Madridit.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi të enjten rastin e dytë me koronavirus në komunitetin e Valencias i cili, në teori, korespodon me njeriun në fjalë.

Komento: