Shkoi në klub nate një i infektuar me Koronavirus, rrezikon denimin e madh

18:48 | 05 Korrik 2020

Një i infektuar me COVID-19 shkoi në klub nate, rrezikon 10 vite bur.gim!

Mjeku kantonal Solothurn dërgoi 280 persona në karantinë të enjten në mbrëmje, sepse një person i infektuar me COVID-19 theu rregullin e karantinës, duke shkuar në festë, në një klub nate.

Andreas Faller, avokat i specializuar në ligjin e shëndetësisë, tha për 20 min ch se personi në fjalë ka kryer veprën penale “Dëmi trupor”.

Kjo nënkupton që personi me vetëdije pranoi të infektonte njerëzit e tjerë me koronavirus. Kjo varet nga sa e rrezikshme është rrjedhja e sëmundjes së të infektuarve, nëse kjo tashmë përfshin dëmtim fizik.

Sa më serioze të jetë situata dhe nëse do të ketë edhe dëmtime të përhershme tek të infektuarit, aq më e rëndë do të jetë akuza.

Faller thotë se kërcënimi i dënimit për “Dëm të thjeshtë trupor” është bur.gim deri në tre vjet ose gjobë, nëse një person i infektuar paraqet një ankesë penale.

“Dëmi i rëndë trupor”, ndiqet sipas detyrës zyrtare, ku dënimi është deri në dhjetë vjet bur.gim.

Komento: