Shkoi në shkollë por nuk u kthye, raportohet e zhdukur vajza në Podujevë

09:16 | 03 Maj 2023

Gjatë ditës së djeshme një vajzë në fshatin Gllamnik të Podujevës është raportuar e zhdukur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vajza ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti teksa njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Komento: