Deputetja e VV’së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka treguar dje për disa fjalë që i ka dëgjuar për kryeministrin Albin Kurti, kur ka shkuar në parukeri për rregullimin e flokëve.
Kollçaku dje tha se është befasuar për të mirë për fjalët e mira që ka dëgjuar për kryeministrin Kurti.
“”Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”. U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj.Vetëdija qytetare fatmirësisht është shumë më e lartë, në raport me atë që servohet shpesh nga studiot televizive me tentativë të kotë në deformimin e opinionit publik”, shkroi Kollçaku.
Por, ajo nuk e la me kaq, pas disa orësh bëri edhe një postim tjetër, duke thënë se disa disa portale bullizuese nënçmuan parukieret/ët e Kosovës.
Megjithatë, Kollçaku thotë se matësit më të mirë të opinionit public janë qytetarët që I takon në përditshmëri, e jo opinionistët e studiove televizive.
“Paramendoni, disa portale bullizuese në çfarë mase nënçmuan parukieret/ët e Kosovës tanë të dashur. Të gjithë atyre u ndalohet dhënia e opinioneve??!! Sidomos atyre vajza dhe gra. Seksizmi ka emër. Për çfarë konsiderohen ata, nga këta bullizues?
TURP për ta! Respekt për të gjithë ju profesionistë, pronarë dhe punëtorë të salloneve pa të cilët nuk mundemi. Respekt sidomos për kolegët tuaj në Pejë e Prishtinë, shumicën prej të cilëve i kam edhe miq”.