Shkojnë në Hagë djali dhe bashkëpartiakët e Jakup Krasniqit për ta mbështetur ish-kryeparlamentarin

11:35 | 09 Nëntor 2020

Djali dhe bashkëpartiakët e Jakup Krasniqit shkojnë në Hagë për ta mbështetur ish-kryeparlamentarin.

Pak para se të fillonte paraqitja e parë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi para Gjykatës Speciale, djali i tij, Altini dhe bashkëpartiakë të Krasniqit nga Nisma Socialdemokrate janë parë jashtë objektit të kësaj gjykate.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala dhe djali i Fatmir Limajt, Durimi, janë parë me djalin e Krasniqit në një fotografi.

Krasniqi dhe krerët tjerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Komento: