Shkolla Fillore e Gjelbër në Prishtinë nga nesër do të emërohet me emrin e profesor Remzi Salihut që njëherësh ka qenë drejtor i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës.
Ky vendim pritet të merret pas propozimit të asambleistës nga radhët e AAK-së, Fiknete Bejta.
Ajo përmes një lostimi ka njoftuar se propozimin e saj, asambleistët , nesër në Mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës për vitin 2019 do të votojmë që Shkolla Fillore e Gjelbërt të emërtohet me emrin e profesor Remzi Salihut.
“Remzi Salihu, një emër i njohur i arsimit tonë tri dekada të jetës së tij ia kushtoi arsimit, dijes dhe shkencës.
Kontributi i tij për arsimit do të çmohet dhe respektohet nga të gjithë, sepse ai dha shembullin e njeriut të përkushtuar, për profesionin e tij, për të mirën e vendit të vetë.
Ky vendim do të jetë një prej vendimeve më të rëndësishme të Kuvendin e Komunës për arsye se respekton njeriun që dha shumë për këtë qytet”, ka shkruar Bejta.
Kujtojmë se Remzi Salihu ishte privuar nga jeta në vendin e punës, ku ishte qëlluar nga një person. /ORAinfo/