Shkollat e Fushë-Kosovës në pushim pranveror, kryetari i komunës del kundër MASHT-it

14:44 | 30 March 2019

Në shkollat e komunës së Fushë Kosovës, do të mbajnë pushim në javën e parë të prillit.

Kryetari, Burim Berisha, përmes një komunikate dërguar mediave -njofton se ka marrë vendim që mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Fushë- Kosovës të mos zhvillohet në javën e parë të muajit prill.

Vendimi për mosmbajtjen e mësimit është ndarë për shkak të pushimit pranveror.

“Zëvendësimi i orëve të humbura, për shkak të grevës së mëhershme, do të bëhet vetëm të shtunave pas datës 8 prill 2019 dhe pjesa tjetër e mbetur në fund të vitit shkollor”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim. Por, në mungesë të kuorumit nuk është miratuar rezoluta për orët e humbura.

Komento: