Numri i viktimave nga tërmeti në Siri dhe Turqi ka tejkaluar 11,000 ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për të tretën ditë radhazi.
Në një konferencë për shtyp pak çaste më parë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se 8,574 vdekje janë regjistruar tani në Turqi, ndërsa të paktën 2,530 persona janë vrarë në Siri.
Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep.
.Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Dy tërmetet që goditën të hënën janë bërë shpejt më vdekjeprurësit në Turqi që nga viti 1999, kur 17,000 vdiqën dhe numri pritet të vazhdojë të rritet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se shifra përfundimtare do të jetë afër 20,000.