1111 të vdekur nga koronavirusi në Zvicër.
Si pasojë e infektimit me koronavirus, 1.111 persona kanë humbur jetën në Zvicër.
Kështu ka bërë të ditur agjencia e shëndetit publik sot, duke theksuar se brenda një dite numri i viktimave është rritur nga 1.059 në 1.111, shkruan Reuters.
Kjo agjenci po ashtu ka bërë të ditur se numri i personave të prekur në mbarë vendin është 27.078.