Shkon në 1411 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali

19:03 | 14 Mars 2020

Italia është goditur fuqishëm nga koronavirusi.

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 1411, që do të thotë janë 175 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 2795 duke e çuar në rreth 17750 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 527 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1966.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 5619.

Komento: