Shqipëria është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm.
Mediet atje raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 16, përcjell ORAinfo.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të gjetur personat që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti.
Qindra persona kanë kërkuar ndihmë në emergjencë e shumë të tjerë kanë mbetur nën gërmadha.
Shqipërisë i është vënë në ndihmë edhe policia e Kosovës dhe FKS-ja./ORAinfo/