
Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë vetëm sa shkon e rritet.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën edhe 6 persona të tjerë, shkruna ORAinfo.
Numri i përgjithshëm i viktimave të këtij virusi në vendin tonë ka arritur në 164.
“Kemi gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”- thuhet në njoftimin e Institutit.
Ndryshe, sot janë konfirmuar 213 raste të reja në Kosovë si dhe janë shëruar edhe 109 pacientë të tjerë./ORAinfo/