Rritet numëri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.
Po vazhdon nxjerrja e trupave të pajetë nga rrënojat në Shqipëri.
Sipas asaj që raportohet nga televizionet shqiptare, numri i viktimave ka arritur në 28.
Lajme të rënda vijnë nga Thumana ku një 34 vjeçar është nxjerrë nga rrënojat.
Ai kishte ardhur vetëm para tri ditësh nga mërgimi, teksa i vdekur raportohet të jetë edhe babai i tij.
Ndërkaq, aktualisht janë mbi 650 të lënduar.